03,02,2026

Një qytetar në Ferizaj i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

Must Read

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ejup Bajraktari”

I dyshuari thuhet se fillimisht i ka penguar policët për ta arrestuar djalin e tij, i cili dyshohej për narkotikë, ndërsa më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.

Dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img