Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar .
Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë ), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.