06,01,2026

Një nxënëse bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, lëndohet rëndë

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nxënëse në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 12:00.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img