10,01,2025

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh

Must Read

Ferizaj – 22 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt,për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.A shtetas i Republikës së Kosovës. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi.
I pandehuri L.A. dyshohet se më 21 qershor 2018, ka shantazhuar të dëmtuarën K.V, duke i kërkuar dyqind (200) euro në këmbim të telefonit të saj të cilin ditë më parë i kishte marr dhe në rast se nuk e siguron këtë shumë të parave do t’i publikojë në “Youtube” disa foto të cilat janë në telefon të të dëmtuarës, me këto veprime i pandehuri L.A dyshohet se ka kryer veprën penale shantazhi nga neni 341 paragrafi 1 të KPRK-së,
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img