24,11,2024

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës që therri burrin në fyt

Must Read


Ferizaj, 9 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionit e Kujdesit
Shëndetësor kundër të pandehurës Q.B. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të
dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin
28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës
paraprake , ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar
mirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar
që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e
sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke
e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda
trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën
Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të
KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj e cila masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë
Forenzike në Prishtinë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img