22,12,2024

Një muaj paraburgim ndaj personit që kanosi policin në Ferizaj

Must Read

Ferizaj 6 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.A.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarin-zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas  masave anti-covid, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”,  ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari,

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img