25,12,2024

Një mision solidar i nxënësve të Gjimnazit Shkencor “Kuvendi i Arbërit”, në përkrahje të shoqës së tyre të sëmurë, Rinesa Kamberi

Must Read

Nxënësja e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”,Rinesa Kamberi, tashmë ka udhëtuar për shërim jashtë vendit. Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë por e shërueshme. Me Rinesën dhe familjen e saj, janë solidarizuar ferizajasit, bizneset e njerëz të vullnetit të mirë. Për dy ditë, ia dolën ta sigurojnë shumën e kërkuar, jo tē vogël për trajtimin e saj në Turqi.

Një kontribut të madh në këtë rrafsh e dhanë edhe nxënësit e gjimnazit, shokët dhe shoqet e Rinesës.Të mobilizuar si asnjëherë më parë ia dolën që të grumbullojnë afër 12 mijë euro.

Pas përfundimit me sukses të këtij misioni, kanë folur Yllëz Tërstena dhe Olta Bajrami,përfaqësues të nxënësve të kësaj shkolle. Kanë thënë , se tash ndjehën të relaksuara pasi shoqja e tyre ka filluar trajtimin mjekësor. Madje janë shprehur se janë të përmbushura shpirtërisht, pasi kanë kryer një obligim fisnik.


“Angazhimi në mobilzimin e tërë këtij potenciali nuk ka qenë edhe i lehtë. Por, ja kemi dalë. Tash, kur Rinesa po trajtohet, dhe nuk ekziston brenga e mjeteve materiale po ndihemi të lehtësuar” thotë Yllëza, teksa falenderon shokët dhe shoqet e klasës , e veçmas Këshillin e nxënësve të shkollës.
“ Me rëndësi është se edhe familjes së Rinesës, ia kemi hequr brengën e parave. Nuk ka vlerë më tē madhe, se sa vullneti i shokëve dhe shoqëve për të ndihmuar. I falenderoj pa masë për shpirtin solidarë të tyre” thotë, kryetarja e Këshillit të nënësve Olta Bajrami.
Rinesës i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthimin në bangat e shkollës. Lusim Zotin,që tërë kjo sakrificë të jetë një episod i shkurtër në jetën e saj. Vetëm atëherë, falenderimi i saj për shokët dhe shoqet e shkollës, do të kishte kuptimin e plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img