17,11,2024

Një kolonel policor dhe shefi i krimeve të rënda në Ferizaj përleshen fizikisht në një kafiteri

Must Read
Dy kolegë policë, zyrtarë të lartë në Policinë e Ferizajt, janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Rrahja dyshohet se ka ndodhur në një lokal jashtë orarit të tyre të punës javën e kaluar.

Muhamet Jahiri, kapiten në stacionin policor në Ferizaj dhe Kadri Kadriu, shef i krimeve të rënda, po nga ky vend, dyshohet se janë përleshur fizikisht mes veti në një kafiteri. Policia sipas dëshmitarëve të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës kishte dalë në vendin e ngjarjes. Por rasti në raportin 24 orësh i Policisë është raportuar pa iniciale të personave të përfshirë në këtë rast.

Në stacionin policor të Ferizajt ka qëndruar edhe Inspektorati Policor.

Këtë, për KTV-në e ka konfirmuar Basri Shabani, përgjegjës në këtë stacion policor, por i cili nuk ka dashur të flasë më tepër për këtë çështje.

Megjithatë, shkurt përmes telefonit, ka thënë se dy pjesëtarët e policisë nga ky rajon dyshohet se kanë ndërhyrë gjatë një përleshjeje të disa personave të tjerë.

Ndërkaq, në Inspektoratin Policor e kanë konfirmuar rastin, por për shkak të hetimeve, nuk kanë dhënë detaje.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar një rast lidhur me këtë incident dhe hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent. Për shkak të integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë, nuk mund të japim më shumë informacione”, thuhet në përgjigjen nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Ende nuk kemi informacione të detajuara, Inspektorati Policor është autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve hetimore”, ka thënë Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt.

Sidoqoftë, pas mbledhjes së informacioneve rreth kësaj ngjarjeje, varësisht nga gjetjet e hetimeve, Inspektorati Policor mund të iniciojë edhe masa disiplinore ndaj policëve të përfshirë në rrahje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img