08,09,2024

Një italian kapet me armë dhe heroinë në Berat

Must Read

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Fabrizio Polidori, 46 vjeç, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, ata janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti”, kanë ndaluar automjeti që drejtohej nga Fabrizio Polidori.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm, 49 fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban, ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si kanabis sativa, si dhe nje sasi materiali plur me ngjyrë kafe, të dyshuar si lëndë narkotike heroinë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img