23,12,2025

Një i vdekur nga dy aksidente në Komunën e Ferizajt!

Must Read

Ferizaj. 06.08.2017.Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se në rajonin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy aksidente komunikacioni.

Aksidenti i parë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, në orën 18:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi i njëjti nga pakujdesia gjatë vozitjes së automjetit e godet personin mashkull K-shqiptar i cili ishte me motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes nga mjeket e ndihmës se parë është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, në orën 12:10.

“Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/shqiptar i moshës së mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë Policia, duke mos treguar për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img