23,12,2024

Një i vdekur e mbi 1 mijë raste të reja me COVID

Must Read

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1,084 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 406 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 902.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 293 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të bartin maskat dhe të vaksinohen, pasi që, siç thuhet IKSHPK-ja, pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK, në njoftimin e saj shton se bashkë me MSH rekomandojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot është raportuar  një rast i vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img