04,10,2024

Një firmë në Malajzi merr certifikatë në përputhje me Sheriatin për kriptovalutën e saj

Must Read

Firma HelloGold me bazë në Malajzi ka marrë një certifikatë në përputhje me Sheriatin për kriptovalutën e saj prej ari dhe planifikon të lansojë platformën e saj të artë në Tajlandë më vonë këtë vit, tha kompania.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, produkti i saj i kriptovalutës, i quajtur GOLDX, u lansua në fund të vitit të kaluar dhe tani ka marrë certifikim nga Amanie Advisors, një konsulencë islame me bazë në Malajzi, tha shefi i marketingut Manuel Ho.

Gjatë vitit të kaluar, firma ka hapur një aplikacion mobil në Malajzi, i bazuar në sistemin blockchain, sistemi që u shfaq për herë të parë për të mbështetur monedhat digjitale si Bitcoin.

HelloGold ka në plan të zgjerojë platformën e saj në Tajlandë në muajt e ardhshëm, duke shtuar potencialisht një treg të tretë deri në fund të vitit, tha Ho.

Firma është gjithashtu duke eksploruar pasuri të tjera të paspecifikuara për teknologjinë e saj blockchain, e cila përfshin një libër elektronik të përbashkët që lejon palët të përcjellin informacionet e transaksionit nëpërmjet një rrjeti të sigurt.

Një hap i tillë thuhet se mund të nxit rritjen e numrit të korporatave “fintech” të cilat do të shpreheshin të gatshme për të zgjeruar tregun e tyre, në rajone si Lindja e Mesme dhe Azia Juglindore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img