27,07,2025

Një bibliotekë e veçantë në Ferizaj

Must Read

Një rruge të zakonshme prapa stacionit të autobusëve në Ferizaj i është shtuar një mini-bibliotekë e veçantë, raporton KTV.

Dy vëllezërit Tefik e Mensur Islami, bashkë me disa shokë, kanë ndërtuar këtë librari të vogël, që është bërë atraksion në këtë qytet. Tefiku, i cili ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Peruxhas në Itali, thotë se u frymëzua nga ajo që ka parë në vendet evropiane.

Ndërsa shtysë ishte edhe mungesa e një librarie në Ferizaj.

“Kemi dashur t’i ofrojmë mundësi lagjes dhe nxënësve që kalojnë këndejpari, me iu ofru mundësinë me pasë qasje në të dhe me shpërnda kulturën e leximit që na mungon.”Librat nga ky dollap, sipas 28-vjeçarit, do të jenë në funksion të atyre që e duan leximin. Lexuesit mund të marrin falas ose të sjellin librat e tyre – madje edhe lënë ndonjë mesazh në to.

E quajtura “Libraria e vogël falas” po pëlqehet shumë nga ferizajasit, veçmas nxënësit që këtë rrugë e shfrytëzojnë për të shkuar në shkollë.

Madje, një institut për edukim në këtë qytet po mendon zgjerimin e idesë së vëllezërve Islami. Kjo mini-librari, që nisi funksionimin para pak ditësh, ka fituar edhe zemrat e shumicës së shoferëve, të cilët edhe kur i parkojnë veturat lënë hapësirë para saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img