11,09,2025

Një aseteroid merr emrin e vajzës nga Kosova

Must Read

Pranvera Hyseni, planet i vogël në gjithësi Një asteroid apo planet i vogël është emëruar me emrin  e themelueses së “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera Hyseni. Ajo këtë e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur e privelegjuar me kët ëtitull që ka marrë, përcjell rtv21.tv “Është privilegj i madh për mua dhe klubin Astronomy Outreach of Kosovo që një Asteroid të emërohet me emrin tim. Vërtetë mbeta pa fjalë! Ndjehem njeriu më i lumtur në botë. Faleminderit Rik Hill dhe Minor Planet Center.” ka shkruar ajo në Facebook. Ky asteroid është zbuluar në vitin 2000 nga Catalina Sky Survey. Ndërkohë në faqen e Unionit ndërkombëtar të astronautëve Pranvera përshkruhet si një përfaqësuese entuziastiste e Kosovës në Astronommi. 22 vjeçarja nga Vushtrria është themeluesja e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo” që është programi më i lartë për shpërndarjen dhe popullarizimin e astronomisë në Kosovë. Kryetarja e klubit ka përfaqësuar Kosovën në Konventën shkencore “Spacefest” dhe prezantimi i punës së saj para mijëra astronomëve nga e mbarë bota, u transmetua nëpërmjet një video në emision. Në videon më poshtë mund të shihni prezantimin emocionues së kryetares./21Media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img