10,09,2025

Nitaj: Kredibiliteti i Haradinajt është 100 shkallë më i lartë se ai i Dardan Molliqajt

Must Read

nitaj-2801161-636x358

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj nuk po ndalet së akuzuari dy partitë tjera opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, ngase sipas tij këto parti e kanë dëmtuar bllokun opozitar.

Molliqaj ka deklaruar se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është i duhur për të qenë bartës i listës zgjedhore, pasi që bartësi i kësaj liste duhet të ketë mençuri dhe pastërti për ta sfiduar pushtetin, gjëra që sipas Molliqajt i mungojnë liderit të AAK-së.

Lidhur me këtë, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Indeksonline se kredibiliteti moral e politik i Haradinajt është 100 shkallë më i lartë se ai i Molliqajt.

“Kredibiliteti moral dhe politik i Ramush Haradinajt është 100 shkallë mbi profilin dhe kredibilitetin e Dardan Molliqajt”, ka thënë Nitaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img