Ferizaj.04.07.2017. Nisma për Kosovën sot përmes aderimeve të reja është kthyer në skenën politike të Ferizajt.
Ishte vet lideri i këtij subjekti politik Fatmir Limaj i cili në një takim të mbajtur në Qendrën e Kulturës në Ferizaj u dëshirojë mirëseardhje anëtarëve të rinj në Nisma për Kosovën.
Limaj ,anëtarëve të rinj u tha se aderimi në këtë subjekt është aderim në njërin nga asetet e Kosovës.
“Ju po i bashkoheni njërës prej aseteve të këtij vendi, në shtëpinë e juaj, për të dhënë kontributin e juaj së bashku për shoqërinë këtu në Ferizaj. Ajo që ne ju sigurojmë mbi të gjithaështë edukimi” u ka thënë të pranishmëve, Limaj.
Me këtë rast anëtarëve të rinj u ka dëshiruar edhe koordinatori i Nisma për Kosovën ,dega në Ferizaj ,Besnik Berisha.
Berisha ka thënë se këta të rinj do të jenë edhe pjesë e ekzekutivit në komunën e Ferizajt nëse ky subjekt vije në pushtet.
Pas takimit pjesëmarrësit e këtij takimi së bashku me liderin Limaj dhe anëtar të kryesisë bënë një sheti nëpër sheshin e Ferizajt ku u takuan edhe me qytetarë.