NISMA: Nuk jemi shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas

Must Read

Nisma për Kosovën ka reaguar pasi dega e kësaj partie në Viti ka njoftuar se është dorëhequr përfundimisht nga ky subjekt.

Në reagimin e tyre thuhet se kjo nuk mund të konsiderohet si shuarje por thjesht lëvizje të individëve.

“Nisma për Kosovën nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas. Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës” thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Në fund thuhet se procesi i zgjedhjeve të brendshme me mbajtjen e Kongresit të I-rë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img