Ferizaj.30.08.2017. Nisma për Kosovën në Ferizaj, ka reaguar për rrënimin e objektit që deri sot ndodhej në rrugën “Ahmet Kaçiku”, duke thënë se zjarri që e kaploi disa herë këtë objekt u shkaktua me qëllim. Kryetari i këtij subjekti, Besnik Berisha, tha se e gjithë kjo është bërë për interesa të pushtetarëve.
“Është rrënuar për interesa të njerëzve që janë të lidhur me pushtetin, unë e ftoj edhe Prokurorinë e Shtetit të shikoj pse nuk është ruajtur ky objekt që dy muaj, dhezet pa ndërprerë prej njerëzve të papërgjegjshëm, komuna është dashur të bëj vendosjen e kamerave, të bëj ruajtjen fizike të objektit, janë rialokuar disa mjete për disa projekte, nuk është paraparë dje në seancë që 125 mijë euro të ndahen për rujatjen e këtij objekti, gjithashtu është marrë vendim për ruajtjen e disa drunjve, ndërsa nuk e kanë parë të arsyeshme që të futet me një vendim edhe ruajtja e këtij objekti”,tha Berisha.
Berisha akuzoi shoqërinë civile dhe opozitën që nuk kërkuan ruajtjen e këtij objekti, duke thënë se mes këtyre të fundit dhe pushtetit ekzistojnë interesa të përbashkëta.
“Ka qenë objekt që është dashur të ruhet, përgjegjësia nuk është vetëm e ekzekutivit, por edhe e opozitës, të cilët asnjëherë në asnjë rast nuk janë prononcuar për ruajtjen e këtij objekti dhe për hetimin e zjarrvënies së qëllimshme ndaj këtij objekti, sikurse opozita të ishte e zëshme nuk do të vinte deri tek rrënimi dhe ndezja e këtij objekti, mirëpo këto janë interesa të ndërlidhura të opozitës dhe pozitës, sikur të ishte ngritur zëri jo vetëm nga Kuvendi, por edhe nga shoqëria civile se nuk kemi reagim edhe nga ta, nuk do të vinte deri te ky rrënim i këtij objekti”, theksoi Berisha.
Berisha shtoi se është detyrë e kryetarit të komunës që t’i ruaj vlerat e qytetit.
Objekti që pushteti e rrënoi sot ka shërbyer si spital para disa dekadave.
Must Read