Nisi pastrimi i deponisë së mbeturinave prapa Parkut të Lirisë

Share

Nisi pastrimi i deponisë së mbeturinave prapa Parkut të Lirisë.Së shpejti nis rregullimi i masivit të gjelbër që i bashkohet Parkut të Lirisë

Punët rreth pastrimit të kësaj deponie të mbeturinave sot i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Deponia më e madhe ilegale e mbeturinave prapa Parkut të Lirisë, në drejtim të fshatit Balaj, tashmë ka nisur të pastrohet, si aksion pararendës për realizimin e megaprojektit të masivit të gjelbër që do të rregullojmë, pjesë parku që do t’i bashkohet Parkut të Lirisë” ka shkruar Aliu

Qindra tonelata mbeturina të ngurta e të tjera, tashmë janë larguar me makineri të rëndë si pjesë e aksionit të Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Let’s do it Kosova”, ku përveç pastrimit, zona do të gjelbërohet, do të jetë e mbikqyrur nga kamerat dhe do të rrethohet, për të mos lejuar të papërgjeshmit që këtë zonë të bukur natyrore, ta shndërrojnë në deponi mbeturinash, ka bërër të ditur kryetari Aliu.

Të ngjashme: