08,11,2025

Nisë informimi për grantin e të rinjve “Komunat për të rinjtë”

Must Read

Mbështetja për të rinjtë mbetet prioritet i qeverisjes lokale. Në këtë kuptim, edhe fondi financiar i përfituar së fundi nga Komuna e Ferizajt për projektet rinore me financimin e Qeverisë Japoneze përmes Bankës Botërore e me partner MAPL, nisi sot përgatitjet e para për koordinimin e veprimeve ndërinstituconale.

Ishte Arlinda Koshi, specialiste për ngritjen e kapaciteteve në MAPL që sot u prit nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani për të diskutuar mbi këtë projekt.

Komuna e Ferizajt tashmë ka përcaktuar Udhëheqësin e Sektorit të Rinisë, Agon Zhinipotoku si person koordinues i këtij fondi për projektet në komunën e Ferizajt.

Sipas planit të punës dhe shpërndarjes së këtij granti, pas përfundimit të procedurave të nevojshme të parapara me marrëveshje do të hapet thirrje publike për projektet rinore që do të mbështeten nga ky grant.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img