10,09,2025

Nis ‘Epopeja e korrikut 1998’ në Rahovec

Must Read

Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, sot fillojnë shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, ku gjatë tri ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:
-Më 18 korrik 2018
-Ora 10:00 – Homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë
-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies.
Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
-Më 19 korrik 2018
-Ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)
Ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
-Më 21 korrik 2018
-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec
-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve ,,Epopeja e korrikut’98”.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi.
Aktiviteti mbahet në orën 17:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img