Sport

Niang në radarin e Dortmundit

By FerizajPress

April 09, 2016

Borussia Dortmund po synon të përforcohet edhe më shumë në repartin ofensivë dhe kanë gjetur lojtarin ideal për këtë repart.

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang është futur në planet e gjigantit gjerman për një transferim të mundshëm në verë.

Niang ka pasur një stinor të mirë këtë edicion me Milanin ku mori edhe një fanellë titullari.

21-vjeçari mund të largohet nga ‘Rossonerët’, në rast se Dortmund do të jetë në gjendje të paguajë 15 milionë euro.