02,02,2026

Ngrihen akuzat kundër sulmuesit të dyshuar të xhamisë në Kanada

Must Read

Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë për tentim-vrasje.

Sulmi ka ndodhur të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kuebekut.

Nëntëmbëdhjetë veta po ashtu janë plagosur.

Sipas mediave, i dyshuari, në rrjetet sociale, ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Khadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani është duke u trajtuar si dëshmitar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendit që kalojnë në Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img