15,11,2024

Nga sot e tutje INTERPOLI-organizatë politike dhe JO organizatë ndërkombëtare policore

Must Read

Shkruan: Alben Eshrefi

 

Pas një veprimtarie të gjerë propagandistike të Serbise, të ndëmarrë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, shtetet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it dështuan të anëtarësojnë Republikën e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, duke e mohuar të drejtën dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet policive të ndryshme në botë për të luftuar krimin ndërkombëtar, përfshirë të gjitha format e krimit të organizuar, krimet kundër njerëzimit, krimit kibernetik, trafikimit të drogës, krimit mjedisor, gjenocidit, trafikimit të qenieve njerëzore, prodhimit të paligjshëm të drogës, shkeljes së të drejtës së autorit, pornografisë së fëmijëve, personave të pagjetur, trafikimit të paligjshëm në veprat e artit, krimin e pronës intelektuale, pastrimin e parave, krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin, krimet e luftës, kontrabandën e armëve.

Mohimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, propaganda serbe, nga sot e tutje arriti të ndryshojë dhe të shënojë një status të ri të INTERPOL-it, duke u kualifikuar si politikisht jo-neutrale, duke u përfshirë në mosmarrëveshje rreth çështjeve politike, madje, duke e vënë në pikëpyetje misionin dhe përpjekjet themeltare të INTERPOL-it për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë. INTERPOLI me këtë akt u vu në shërbim të së keqes, në shërbim të krimit, në shërbim të pengimit dhe ndalimit të përshpejtimin të normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jam thellësisht i bindur, madje pas asnjë dilemë të vetme, se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka rastin e qëlluar të ndërmarrë veprimin e radhës lidhur me rritjen e taksës ndërlidhur me vendosjen e masave në importin e mallrave me Serbinë, si një ndërhyrje e justifikuar e shtetit të Kosovës ndaj Serbise e cila sot e cenoi dhe e luftoi shtetësinë e Kosovës. Serbia nuk ndalet ndryshe!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img