08,02,2026

Nga sot dënoheni me 5 euro për hedhjen e cigares apo çamçakëzit

Must Read

Që nga sot fillon implementimi i udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.

Promovimi i këtij udhëzimi është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, Ferat shala, Kryetari i Asociacionit te Komunave, Naim Ismaili dhe Koloneli i Policisë, Sheremet Ahmeti.

Ky udhëzim ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.

Implementimi i këtij udhëzimi fillon së pari në Prishtinë, duke filluar me gjobitje prej 5 eurove për hedhjen e cigares apo të çamçakëzit e deri tek gjoba prej 100 eurove për hedhje të mbeturinave në lumenj, liqene, apo edhe djegien e gomave, njofton Klan Kosova.

Shumë shpejt pritet që implementimi i tij të zgjerohet edhe nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img