04,09,2025

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të ardhshme, më 4, 5 dhe 6 shtator, për shkak të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”

Mbyllja për qarkullim do të zbatohet sipas etapave dhe intervaleve kohore:

Etapa e parë – 04.09.2025, ora 12:00 – 15:00: Gara fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë dhe përfundon në kilometrin e 52-të të autostradës në Malishevë.
Etapa e dytë – 05.09.2025, ora 11:00 – 15:00: Gara fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë – Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit, ku do të përfundojë.

Etapa e tretë – 06.09.2025, ora 11:00 – 15:00: Gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug dhe përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka apeluar që shoferët të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

Më datën 02.09.2025, rreth orës 19:30, në fshatin Korbliq – Kaçanik, Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img