11,09,2025

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik – këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Policia përmes një njoftimi bën të ditur se ky ligj ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit duke përcaktuar rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik:

Mos vendosja e rripit të sigurisë

150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

Këtu mund të shikoni nëse keni gjobë të komunikacionit të papaguar

500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

Regjistrimi i mjetit

200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

Shpejtësia brenda vendbanimit

20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

Shpejtësia jashtë vendbanimit

20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

Ndalohen garat e shpejtësisë

400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

Mos përdorimi i helmetës

100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

Ndalim i tejkalimit të mjeteve

200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme

Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. (Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patent shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patent, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img