13,11,2024

Nga 24 marsi hiqet kodi i vjetër telefonik +381

Must Read

Telekomi i Kosovës njofton opinionin publik se në zbatim të planit të migrimit, të hartuar nga ARKEP për implementimin e kodit shtetëror +383, nga data 24 mars 2018 do ta largojë nga përdorimi kodin e vjetër +381

Kodi +381 është përdorur nga Telekomi i Kosovës për telefoninë fikse që nga paslufta në mungesë të kodit shtetëror të Kosovës. Nga muaji shkurt i vitit të kaluar, Telekomi i Kosovës ka vënë në përdorim kodin shtetëror +383, paralelisht me kodin +381.

Marrëveshja e telekomunikacionit e arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka bërë të munduar që ITU t’i caktojë/alokojë Kosovës kodin telefonik 383, duke specifikuar se ARKEP do të jetë administrues i vetëm i kodeve dhe do të komunikojë dhe koordinojë aktivitetet përkatëse me ITU-në.

Sipas kësaj marrëveshje, kodi telefonik +383 është kodi i vetëm telefonik që do të përdoret në Republikën e Kosovës pas periudhës kalimtare, respektivisht migruese të paraparë nga ARKEP.

“Në zbatim të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP për implementimin e kodit +383, Telekomi i Kosovës i ka marrë në vazhdimësi të gjitha veprimet e duhura teknike dhe operative për ta funksionalizuar përdorimin e kodit të ri dhe largimin përfundimtar të kodit +381”, deklaroi zv.kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Nuredin Krasniqi.

Ai, gjithashtu, nënvizoi se shumë pengesa që kishte deri më tani Telekomi i Kosovës janë eliminuar dhe në këto rrethana të reja të krijuara, tashmë me kodin e ri, përfitues do të jenë direkt qytetarët e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img