Nga 10 Janari 2023 vendkalimi mbi hekurudhë, përballë stacionit të policisë, te vendkalimi mbi hekurudhë do të jetë i mbyllur për qarkullim të automjeteve deri në kryerjen e punimeve.
Fillimisht do të jetë i mbyllur për qarkullim vetëm pjesa mes dy rreth rrotullimeve, ku do të kryhen punimet rreth hekurudhës, pjesë e projektit të nënkalimit të ri afër stacionit të policisë.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi për qytetarët
Njoftim
Me anë të kësaj shkrese, ju njoftojmë se më datë 10.01.2023 (E Marte) duke filluar nga ora 08 00 [h] deri në përfundim të punimeve do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Reçaku” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt (hapësira ndërmjet dy rreth-rrotullimeve), për shkak të punimeve që do të zhvillohen në rregullimin e nënkalimit.
Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 10.01.2023 mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Ismet Sopa” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj.
Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.