Ka shumë arsye pse Drejtësia në Kosovë po funksionon kaq keq. Jo vetëm nepotizmi e korrupsioni janë fajtorë. Gjyqtarëve u mungon edhe ajri.
Pastaj punët i mori një firmë bullgaro-kosovare e ndërtimit.
Gjithsesi, e tëra zgjati rreth dy herë më gjatë sesa qe planifikuar derisa u përurua Pallati i Drejtësisë në Marsin e vitit 2015. Përsëri pati fjalime: Ministri i Drejtësisë shprehu bindjen se në këto hapësira të reja do të ketë mundësi për të punuar shumë më mirë në shërbim të drejtësisë dhe se asgjë më s’do të shpëtojë nga dora dhe – për të mirën e të gjithëve. Sepse në fakt gjyqësia atje po shtyen një mal frikshëm me rastet e hapura. Gëzimi nuk zgjati shumë. Defektet e ndërtimit u bënë shumë të dukshme. Si, e pyesnin shumë njerëz veteb mund të ishin dhënë aq shumë para për të ndërtuar në mënyrë kaq të keqe? Pesë muaj më vonë u ngrit një komision hetimor.
Para ca kohësh u ndalua një kamion në një postbllok. Aty mund të ishin dosje të cilat ishin nisur në drejtim të Bullgarisë. Zyrtarët vëmendshëm konstatuan se brenda ishin dokumente që kanë të bëjnë me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë. Komisioni Hetues tani është duke shpresuar për të gjetur se si erdhi deri tek ndërtimi i atij pirgu ku tubat pikojnë, njerëzit mbeten të mbërthyer në ashensor, dyert zvarriten dhe zyrtarët gjyqësorë paken nga mungesa e ajrit. Mbi të gjitha, ata duan të dinë pse përmbajtja e oksigjenit në ndërtesë brenda është nën nivelin e masës së parashikuar. Vetëm mëpas, popullit mund t”i shpjegohet pse gjyqtarët dhe prokurorët po rrëzohen në karriga!/NZZ/Gazeta Blic/