Ferizaj.28.12.2017. Vetëm edhe një ditë na ndanë nga Evenimenti i madh humanitar – sportiv, ICF që do të zhvillohet më 29.12.2017 (e premte) në Ferizaj.
Sipas organizatorit Mustaf Kicaj dhe promotorit Avdyl Salihu, ata tani më kanë mbyllur listën e garuesve dhe e njëjta mund të ndryshoj vetëm nëse ka ndonjë anulim me arsye. Sipas tyre, do të ketë mbi 25 ndeshje, ku prej tyre janë paraparë 10 përballje në K1, 15 në boks si dhe dy ndeshje në MMA.
Pra do të paraqiten në ring mbi 50 sportist që vijnë nga Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Austria, Zvicra, Suedia, Kosova si dhe njësiti amerikan nga kampi i Bondstilit që janë paraqit me 5 garues.
Pritet të jetë një spektakël që Kosova do ta mbaj mend kohë të gjatë.
Sa i përket referimit organizatorët njoftojnë se rëndësi të madhe i kanë dhënë edhe kësaj pjese sepse dëshirojnë që gjithçka të rrjedh në mënyrë profesionale, andaj organizator teknik i ndeshjeve të boksit do jetë Federata e boksit të Kosovës në krye me Latif Demollin, kurse në K1 dhe MMA do jenë refer tani më të treguar nga garat e mëdha ndërkombëtare.
Promotori, Avdyl Salihu thotë se është i gëzuar që ka arrit ti bind shumë sportist që të vijnë dhe të përkrahin këtë ngjarje te madhe humanitare, ndërkohë është i dëshpëruar edhe nga disa sportist që të hollat i kanë gjithçka.
“Kam bindur shumë sportist që të vijnë dhe të kontribuojnë për këtë eveniment humanitar dhe normal ne si staf teknik kemi parapa edhe një shumë që do mbulonim harxhimet e tyre, varësisht prej nga vjen. Por ka pasur sportist që nuk kanë dashur asnjë cent nga ne, por ka pasur edhe prej atyre që veten e kanë llogaritur yje dhe nuk i ka interesuar qëllimi ynë. E vërtet tragjike por kjo është realiteti”, shprehet i zhgënjyer nga disa sportist, Salihu, i cili më pas falënderoi edhe kryetarin e ri të Ferizajit, Agim Aliu që i ka jep mbështetje për këtë manifestim.
Ndërsa Mustaf Kicaj tha se pret shumë mbështetje nga diaspora por edhe nga publiku kosovar. “Kudo që po paraqitem e shoh se ka interesim të madh, dhe kjo po më jep shumë vullnet për të punuar. Unë në Kosovë jam ardhur qe 1 jave dhe gjatë gjithë kohës po punojmë me Avdyl Salihun që të bëjmë një event të madh që do na kenë lakmi të gjithë. Besoj se do ja arrijmë qëllimin andaj, ejani dhe ju në palestër më 29.12.2017 dhe kështu do jesh edhe ti personi që po kontribuon”, deklaroi Kicaj.
Bëhet e ditur se se mbrëmjen e madhe humanitare do ta përmbyllin dy ndeshjet për titull, ai evropian ku do ndeshen Naim Samiu kundër Borce Ivanovskit nga Bullgaria dhe luftëtari i njohur i Glorit, Burim Rama kundër Dushan Cimev nga Maqedonia .
Biletat për këtë event mund ti gjeni tani më në qendër të Ferizajt si dhe në ditën e ndeshjes tek palestra “Bill Clinton”.