15,11,2025

Nesër Seanca Kundër 4 Deputetëve të Vetëvendosjes

Must Read

Katër deputetët  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën nesër para Gjykatës Themelore të Prishtinës ndërsa KALLXO.com mëson se janë ftuar katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do te paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com mëson se në seancë janë ftuar deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu- Kodra dhe Flora Brovina si dhe punëtoret e Administratës së Kuvendit të Kosovës, Leonora Halimi dhe Shpresa Gosalci.

Aktakuza kundër deputetëve të Vetëvendosjes është ngritur në dhjetor të vitit 2015.

Sipas aktakuzës, “të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Për këtë vepër të pandehurit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img