Ai ka deklaruar se ky aktivitet është shumë i nevojshëm në mënyrë që jeta e njeriut të mos rrezikohet, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim të fermerëve në këtë ndërmarrje.
“Nëser fillohet me repelimin kundër etheve hemoragjike. Është shumë i nevojshëm, gjithmonë duke pasur parasysh që vjet më parë kemi pasur humbje të jetës së njeriut”.
“Aktiviteti do të përfshijë të gjitha fshatrat e Malishevës, Rahovecin me të gjitha fshatrat si dhe disa fshatra të komunës së Klinës. Është përgatitur plani dhe aktiviteti ku do të realizohet repelimi i kafshëve. Fermerët janë të njoftuar, ndërsa jemi në kontakt edhe me autoritetet komunale”.
“Kjo është vetëm faza e parë e këtij aktiviteti. Kemi edhe tri faza tjera për ta përmbyllur këtë proces. Vlen të theksohet se bashkëpunimi me komunat ku do të punohet është në nivel dhe presim që procesi të kryhet sic duhet”.