11,09,2025

Nesër në Ferizaj mbahet Mini-maratona ”Vrapojmë me Policinë tonë”

Must Read

Mini-maratona tashmë tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”, do të mbahet të dielën, në Ferizaj, në sheshin përballë Komunës. Ky aktivitet humanitar organizohet nga Policia e Kosovës dhe mbështetet nga Forumi-Regjional i OJQ-ve, “FRO-05” dhe nga vet Komuna e Ferizajt.
Sipas organizatorëve të kësaj ngjarjeje sportive, gjatë vitit të kaluar ky aktivitet ishte i suksesshëm, me një numër të konsideruar pjesëmarrësish.

Kjo ngjarje arriti një efekt bukur të madh, ku përveç argëtimit dhe rekreacionit, paratë e grumbulluara u dhuruan për bamirësi për familjet në nevojë.

Një gjë e tillë do të ndërmerret edhe këtë vit, përkatësisht këtë të diele (17.06.18), kur edhe pritet të mbahet ky mini-maraton.

Ju që dëshironi të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, për informata më të hollësishme lidhur me pjesëmarrje, mund të kontaktoni në këta numra telefoni: 044 271 847 dhe 045 250 778.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img