16,01,2025

Nesër mbahet Sesion i dytë informues për projektin ‘’Youth Career IT Pathway’’

Must Read

Ferizaj.10.04.2018. Sektori i Rinisë/Qendra e Rinisë në bashkëpunim me stafin e projektit Youth Career IT Pathway (YCIP) nga Univrzitetin Amerikan në Kosovë me datën 11 prill 2018 në Qendrën e Kulturës nga ora 14:00 organizojnë sesionin e dytë informues në lidhje me mundësin që projekti ofron.
Rëndësia e madhe që ka projekti ka shtyre stafin e Sektorit të Rinisë por edhe vetë stafin e projektit të rikthehen me sesionin e dytë informues me datën 11/prill/.
Ftohen grup moshat nga 18 deri 29 vjeç të të dy gjinive në regjion të Ferizajt të marrin pjesë në sesionin e dytë informues.

Të rinjtë e komunës së Ferizajt do të kenë mundësi të bëhen pjesë e trajnimit dhe aftësimit në fushën e teknologjisë informative dhe aftësive të buta, falë një projekti që financohet nga Qeveria e Luksemburgut, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, si dhe zbatuar nga instituti i trajnimeve në A.U.K. Ky trajnim do të rrisë mundësitë që të rinjtë të punësohen në fushën e teknologjisë informative apo në zhvillimin e aplikacioneve mobile android dhe teknik të IT-së.
“Projekti ka të bëjë me 100 orë trajnim të përgjithshëm dhe 100 orë në fushën e IT-së. Qëllimi është rritja e punsueshmërisë të grupeve të margjinalizuara që nuk kanë profesion dhe nuk janë të punësuar” ka thënë Dashurije Ahmeti,shefe e sektorit të rinisë në DKRS.
Aplikimi për pjesëmarrje në këtë trajnim mund të bëhet online deri më 20 prill.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img