18,01,2026

Nesër Inaugurohet Akademia e Hendbollit

Must Read

Ferizaj.25.04.2017. Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, nesër solemnisht do të inauguroi punën e Akademisë së hendbollit për qytetin e Ferizajt.

Ky manifestim fillon nesër nga ora 9:45 në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, me ç’rast 100 djem dhe vasha te grupmoshës së re ( nxënës të klasës së 6-të) nën përkujdesjen e koordinatorit prof. Ismet Jupa, do të fillojnë ecejaket e tyre ne boten magjepse të lojës së hendbollit.

Ky është projekt-pilot ngase nga shtatori pritet që Akademitë e Hendbollit të nisin punën edhe në qendrat tjera si Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Prishtinë.

Duhet theksuar se FHK-ja në krye me presidentin Eugen Saraçin ka paraparë që në periudhën katërvjeçare ne Akademi të inkuadron mbi 2000 hendbollist dhe hendbolliste të cilat pritet të zhvillohen në lojtarë cilësor, por edhe gjyqtarë e pse jo nesër apo pasnesër edhe trajner, ka transmetuar BotaSot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img