26,11,2025

Nesër hapen tregjet e kafshëve në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.28.10.2016 . Pas 4 muajsh, Agjencia e  Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha komunat e  Republikës se Kosovës, i cili ishte marrë si masë preventive  për parandalimin e përhapjes së  sëmundjes gungore të lëkurës tek  kafshët e llojit të gjedhit.

14886062_10209023666327171_1113500113_n

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj,  Ismet Vranovci, tha se  pas imunizimit të kafshëve nuk është parë e arsyeshme që tregjet të mbesin të mbyllura.

“Që nga dita e nesërme  tregu në fshatin Muhoc do të hapet ndërsa edhe ai në fshatin Dardani do të hapet të dielën. Tashmë ka kaluar periudha e mbrojtjes apo imunizimit të kafshëve dhe nuk ka pasur asnjë element apo arsye që të jenë të mbyllura tregjet e kafshëve dhe unë i njoftoj fermerët që nuk do të kenë probleme me tregun pasi që do të jenë të hapura ato dhe  pronarët”,tha Vranovci.

Vranovci tha se sëmundja gungore e lëkurës nuk është eliminuar tërësisht. Sipas tij vaksinimi që mbron kafshët nga kjo sëmundje duhet të vazhdoj edhe në 2-3 vjetët e ardhshëm.

“Nuk mund të themi se sëmundja është eliminuar tërësisht, arsyeja e mos eliminimit të sëmundjes është sepse ky vaksinim duhet të vazhdoj edhe 2-3 vitet e ardhshme të cilin do ta organizojë Agjencia e Ushqimit kështu që Agjencioni ka premtuar se do të bëjë vaksinimin në dy vitet e ardhshme ndërsa sa i përket infeksionit apo përhapjes së sëmundjes tani më nuk ekziston kjo sepse ato kafshë të cilat janë vaksinuar ato vetëm e kanë fituar tashmë imunitetin e tyre”,shtoi Vranovci.

Qeveria e Kosovës, ka ndarë një fond mbi 1 milionë euro për  blerjen e vaksinave dhe kompensimin e  pronarëve që janë dëmtuar nga kjo sëmundje, ndërsa kompensimi ende nuk dihet se në çfarë forme do të bëhet, me mjete apo me kafshë. Sëmundja gungore e lëkurës gjatë kësaj periudhe vetëm në Ferizaj ka mbytur 100 lopë, ndërsa ka infektuar mbi 300 të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img