24,11,2024

Nesër Ferizaj dhuron gjak:  Gjaku i dikujt më ka shpëtuar jetën. A ishte ai gjaku i juaj?

Must Read

Drejtoria e Shëndetësisë  dhe Mirëqenies Sociale për  nesër (2 qershor)  ka organizuar  aksion për dhurimin e gjakut.

Mungesa  e gjakut në qendrën për grumbullimin e gjakut në Ferizaj ka bërë që Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj të organizoi një aksion për grumbullimin e këtij lëngu  që është më se I domosdoshëm për të shpëtuar jetë.

Këtë e ka konfirmuar edhe  Burim Karameta i cili tha se  për këtë kanë shprehur gatishmëri të gjitha institucionet  komunale në Ferizaj.

“Mungesa e gjakut në qendrën e grumbullimit të gjakut në Ferizaj  na ka shtyrë që të organizojmë aksionin e dhurimit të gjakut  në Ferizaj. Të gjithë vullnetarët për dhurimin e gjakut nesër do të takohen në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj  ora 11:00 dhe nga aty  shkohet tek Spitali me të gjithë njerëzit  vullnet mirë që janë të gatshëm që me dhurimin e gjakut  tu ndihmojnë personave  të cilëve mungesa e tij mundë tu kushtoi edhe me jetë” tha Karameta.

Karameta tha se për këtë aksion kanë shprehur gatishmëri të gjitha institucionet komunale por  ka bërë apel edhe tek të gjithë qytetarët e Ferizajt që ti përgjigjen këtij aksioni  sepse dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë.

Vendi: Dhurimi i gjakut bëhet tek Spitali i Ferizajt,objekti  mes Spitalit dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi.

Koha : Ora 11:00

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img