Ditën
e shtunë ferizajasit i presin dy derbi të nxehtë, njëri në luftën për mbijetesë
e tjetri në luftën për titull.
Futbollistët e Ferizajt do jenë nikoqirë të Treçës’89 e cila ditë më parë
elimioni Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës. Djelmoshat e Bylbyl Sokolit
do të kenë punë të vështirë pasi që i pret një ndeshje për fundin e tabelës po
ashtu ku dihet edhe forma e ekipit kundërshtarë në të cilën po kalon.
Po ashtu të shtunën në mbrëmje hendbollistët e
Kastriotit do ta kenë “nxehtë” në përballje me kundërshtarët direkt
për titull Besa Famgas.
Kastrioti vjen në këtë ndeshje pas triumfit të
vështirë në përballje me Vushtrrinë.
Futbollistët ferizajas kanë nevojë për përkrahje nga qyteti dhe Ujqit, andaj nesër të gjithë së bashku në mbështetje të KF Ferizaj dhe
KH Kastrioti .
Për këtë janë mobilizuar edhe tifozeria Ujqit për një përkrahje sa më të fuqishme të klubeve ferizajase.
“Mbledhja e Ujqve bëhet nga ora 12;30 para stadiumit me bari sintetik (mbrapa sallës), ftojmë çdo antar të grupit tonë të jetë nesër prezent. Gjithashtu nesër krenaria e qytetit KH Kastrioti zhvillon derbin e sezonit, ku e pret skuadrën e KH Besa nga Peja. Skuadra jonë si lider i tabelës do të kërkojë fitoren, dhe të vazhdojë drejtë titullit të Kampionit. Për ta arritur fitoren, djelmoshave tanë i duhet perkrahja e qytetit dhe e jona si tifozeri. Mbledhja e Ujqve bëhet prej orës 18;00 para sallës së sporteve ‘Bill Clinton’. Ftojmë të gjithë antarët tanë që nesër të jenë prezent në dy paraqitjet e tifogrupit tonë. Arsye për mungesë nuk ka, të gjitha lagjet e qytetit bashkohemi dhe vazhdojmë me paraqitje në dy ndeshje” thuhet në ftesën e tifozerisë Ujqit drejtuar anëtarësisë së tifozerisë dhe të gjithë sportë dashësve ferizajas.
KF Ferizaj – Trepça’89 ora 13:30
KH Kastrioti – Besa ora 19:00