16,09,2024

Nesër bëhen homazhe për Dëshmorët e Kombit Ahmet Kaçiku e Vezir Jashari dhe vehet gurthemeli i Monumentit (KULLË) dedikuar Dëshmorëve të Kombit

Must Read

Ferizaj.18.01.2017. Nesër, në përvjetorin e ditës së rënies së  Dëshmorëve të Kombit Ahmet Kaçiku e Vezir Jashari bëhen Homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Po në të njëjtën ditë  vehet edhe gurthemeli i monumentit (Kullë) dedikuar Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Nerodimes. Gurthemeli vendoset në vendin e quajtur Gërkovë mbi fshatin Reçak, pranë Lapidarit ku ka rënë Heroi i Kombit Ahmet Kaçiku.

Me këtë rast edhe Organizata e OVL e UÇK-së ,dega në Ferizaj u ka bërë ftesë qytetarëve, familjarëve  të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve dhe Veteranë të UÇK-së që të  marrin pjesë.

Bëhet e ditur se në këto dy ngjarje do të marrin pjese edhe  zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës, kryetar komunash dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet lokale dhe qendrore!

Kjo është ftesa e lëshuar nga OVL e UÇK-së, dega në Ferizaj

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari, ftoheni me datë 19.01.2017 (e enjte) ora 10:00, në Homazhe për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Gjithashtu në po këtë ditë ftoheni nga ora 11:00, në vendosjen e Gurthemelit të Monumentit (KULLË) dedikuar Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Nerodimes. Gurthemeli vendoset në vendin e quajtur Gërkovë mbi fshatin Reçak, pranë Lapidarit ku ka rënë Heroi i Kombit Ahmet Kaçiku.

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!

Sinqerisht, Kryesia e OVL-UÇK – dega Ferizaj!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpaloset busti i veprimtarit dhe Heroit të Kosovës- Rexhep Halimi

Në Parkun afër Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img