Nëse sot dështon mocioni, ja kur mund të ketë sërish

Must Read

Mocioni me 42 nënshkrime, i inicuar nga Nisma për Kosovën, ishte dërguar në Kryesinë e Kuvendit gjatë javës së shkuar.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo më vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij, njofton Klan Kosova.

Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota dhe votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, njofton Klan Kosova.

Por çka nëse ky mocion mosbesimi nuk votohet, dhe inicuesit e këtij mocioni duan ta sjellin një të tillë sërish?

Atëherë nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është mocioni i mosbesimit pritet të nisë në orën 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img