Ferizaj.02.09.2017. Nxënësit të cilët udhëtuar para disa ditësh për Itali me qëllim që ti nënshtrohen një testi të gjuhës me synim që të regjistrohen për të studiuar në universitetin e Perugjës është bërë e ditur se të gjithë kanë kaluar testin dhe tani pritet fillimi i studimeve.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë-së Burim Karameta i cili gjatë gjithë kohës është marrë me përgatitjen e këtyre nxënësve.
“SUKSESI I MADH, te 9 nxënësit kaluan provimin e gjuhës në Terni e Peruggia, tani pritet fillimi i studimeve. Bravo” ka shkruar Karameta
Siç ka bërë të ditur drejtori komunal i shëndetësisë Burim Karameta, udhëtimin e nxënësve e ka mundësuar komuna e Ferizajt, ndërsa akomodimin dhe ushqimin e ka marrë përsipër mikpritësi, humanisti, miku dhe qytetari i nderit i Ferizajt don Sand Shaboleta.
Fillimisht nxënësit ferizajas i janë nënshtruar një testi lidhur me shkallën e përvetësimit të gjuhës italiane, pastaj do të konkurrojnë në profilet e synuara, si mjekësi, bujqësi, veterinë, dizajn, shkenca bioteknike etj.
Lista e nxënësve:
Arta Neziri
Artana Kajtazi
Afrim Abazi
Ardijan Sahiti
Dorentin Haliti
Blerine Shala
Era Hamiti
Teuta Prekpalaj
Yll Hajdini