U mbajt ceremonia zyrtare për nënshkrimin të memorandumit të mirëkuptim ne mes komunave dhe Qendrës për Mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Ferizaj
Këtë të marte është bërë nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimi në mes komunave të Ferizajt, Kaçaniku, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Qendrës për Mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Ferizaj. Me një fjale rasti të pranishmëve i është drejtuar Visar Gjakova drejtor i misionit të OSBE-se për rajonin e Gjilanit, ndërkaq një pasqyrë të shkurtër të procesit, progresit dhe të arriturave ka dhënë Aneta Silyavska, këshilltare për të drejtat e njeriut.
Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, nënshkrimin e këtij memorandumi e ka vlerësuar të një rëndësie shumë të madhe.
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për strehimoren për një periudhe tre vjeçar 2021, 2022 dhe 2023.
