21,04,2025

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera

Must Read

Gjatë ditës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Ferizaj” me qëllim realizimin e projektit “Mbrojtja nga Zjarri” përmes së cilës do të bëhet mbrojtja e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale prej rrezikut nga zjarri, fatkeqësive elementare dhe fatkeqësive tjera natyrore – masovike.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje, për shkak se tashmë për një fazë do të eliminohet problemi i stafit në kuadër të zjarrfikësve që operojnë në territorin e Ferizajt, si dhe ky shërbim do t’i ofrohet me një shpejtësi rekord qytetarëve në rastet e rënies së zjarrit në pronat dhe pasurinë e tyre.

Në anën tjetër, Luan Salihu, Kryetar i kësaj shoqate u shpreh se me këtë marrëveshje do të angazhohen një numër zjarrfikësish vullnetarë të cilët do të ofrojnë këtë shërbim në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të zjarrit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img