24,10,2025

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës për sigurime sociale

Must Read

Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Me miratimin e sotëm të marreveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procdurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë.

Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçarë duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë një mundësi mijëra bashkëatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës”, njofton komunikata drejtuar mediave. /Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img