Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimin e rrugës në Carralevë.
Njoftimi i plotë nga MIT
“Sot kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në Carralevë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.
Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.”

