Ferizaj.23.02.2018. Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Bashkim Hyseni, i shoqëruar edhe nga drejtorët e shkollave të mesme të qytetit, ka bërë nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB.
Në bazë të kësaj marrëveshje mbi dy mijë maturantë të Komunës së Ferizajt, fotografitë e maturës, librin e maturës dhe incizimin e mbrëmjes së maturës, do t’i kenë falas nga Kolegji AAB – dega në Ferizaj. Në këtë marrëveshje përfshihen edhe ndihmesa të tjera në promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktivitete të përbashkëta që do të behën.
Këtë marrëveshje si të një rëndësie tejet të madhe e ka vlerësuar edhe drejtori i Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Bashkim Hyseni. Ai ka thënë se bashkëpunimi me Kolegjin AAB, do të vazhdojë në të mirë të të gjithë nxënësve ferizajas, për një perspektivë një ndërlidhje në mes sistemit publik dhe sektorit privat. “Me këtë marrëveshje bashkëpunim do të përfitojnë nxënësit tanë, shkollat tona, por do të kemi edhe përfitime konkrete nga ky bashkëpunim”, ka thënë drejtori Hyseni.
E nga ana tjetër Drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj Median Hashani, ka falënderuar Drejtorinë e Arsimit dhe drejtorin Hyseni që ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj marrëveshje. “Qëllimi është i përbashkët dhe në kohën bashkëkohore nuk ka nevojë që të ketë dallime ne mes sektorit privat dhe sektorit publik, arsyeja është që ne si institucion i arsimit të lartë, dëshirojmë që arsimin e mesëm ta avancojmë, ta ndihmojmë në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të përgatiten në një mënyrë për tregun e punës dhe po ashtu do të thotë si institucion i arsimit të lartë dëshirojmë që këtë avancim ta bëjmë nëpërmjet projektit konkrete dhe vet arsyeje e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërlidhet me projekte që do ta avancojnë arsimin e lartë”, është shprehur drejtori Hashani.
Përmes kësaj marrëveshje parashihet që të bëhet promovimi i arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, do të kryhet puna praktike për studentet e BPrAl ”Kolegjit AAB’, në institucionet parashkollore të Komunës se Ferizaj, si dhe shumë e shumë projekte të tjera të përbashkëta. Kjo marrëveshje është katër vjeçare me mundësi vazhdimi