23,12,2024

Nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati zgjedhet koordinator i mekanizimit koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Ferizajt

Must Read

Organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, gjatë ditës së sotme është formuar një mekanizim koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Ferizajt. Në këtë takim mori pjesë edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, i cili ka folur edhe për rëndësinë e këtij mekanizmi. “Jemi mbledhur në një takim mjaft të rëndësishëm dhe që deri më sot nuk e ka pasur vëmendjen e duhur. Po filloj me një rast i cili ka ndodhur vite me parë në Kosovë, e ai është rasti i Zejnepe Bytyqit, e cila është vrarë në mënyrë barbare nga bashkëshorti i saj, ndërsa torturat nga bashkëshorti i ka pasur qysh nga viti 2002. Rasti i saj ka qenë tragjik dhe pikërisht për këtë qëllim ne edhe po krijojmë mekanizma të tillë në mënyrë që të shërbejnë dhe të bëjnë edhe parandalimin e dhunës në familje” , ka thënë Braathu, përderisa ka dhënë edhe statistika të dhunës në familje e të cilat sipas tij, kanë qenë rreth 1 mijë raste, në polici janë raportuar 125 raste, në prokurori 44 raste, në spital 9 raste, ndërsa edhe 5 raste nëpër qendra të ndryshme që merren me këtë kategori të njerëzve.


Për formimin e këtij mekanizmi ka folur edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati. Ai ka thënë se mekanizma të tillë kanë që të domosdoshme duke pasur parasysh që në Komunën tonë nuk ka pasur asnjëherë këso mekanizmash.
Ndërsa Naim Qelaj zëvendësministër i Drejtësisë dhe Koordinator Kombëtar kundër dhunës në Familje, është shprehur se edhe kjo ministri po bën luftimin e kësaj dukurie.


U bë e ditur se zëvendës koordinatore e këtij mekanizmi u zgjedh Saranda Musliu, asambleiste e Kuvendit Komunal, ndërsa ky mekanizimin përbëhet nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore e Ferizajt, Gjykata Themelore e Ferizajt, Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Barazi Gjinore, Spitali Rajonal i Ferizajt, Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra Regjionale për Punësim, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim si dhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img