21,12,2025

Nënkryetari i AKR-së nuk ia jep votën PAN-it edhe nëse këtë e bën Pacolli

Must Read

Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA.Ai thotë të mos ketë indikacione se AKR-ja do t’i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.Këmbëngulja e këtij deputeti është se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj.“Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë për, vota ime do të jetë sikur ka qenë. Pra, kundër PAN-it. Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time”, i ka thënë Kohës Ditore deputeti Sejdiu, i cili është nënkryetar në AKR.“Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e ndërroj”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img