Ai është një nga shqiptarët më të famshëm të lakuar në mbarë botën.
Grimieri i Kim Kardashian, Mario ka treguar se është mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe gjithmonë bën të mundur që emri i vendit të tij të lakohet më së shumti.
Ndër të fundit ishte cilësimi i një prej ngjyrave të grimit me emrin Albania.
Mario gjithashtu është një folës i mirë i gjuhës shqipe si dhe njeh mjaft mirëdisa prej zakoneve të vendit të tij.
Këtë gjë e tregon më së miri Mario kur shkon në shtëpinë e prindërve në New York. Grimieri ka publikuar në Instastory një foto të nënës së tij, e cila i vjen në shtëpi sa herë që ai kthehet nga një udhëtim i gjatë, për ta ndihmuar me sistemimin e rrobave.
Gjithashtu ai na ka kujtuar një ‘traditë’ të të gjitha familjeve shqiptare. Pantoflat tipike, që i japin mysafirëve sapo shkelin në shtëpi, ose edhe pjesëtarëve të familjes.